Raketëmbajtësja ruse “Sojuz” nxorri në orbitën rreth-tokësore 6 satelitë amerikanë të komunikacionit “Globalstar-2”. Aparatet tashmë iu dorëzuan NASA-s për drejtim dhe filluan të funksionojnë. Lëshimi i raketëmbajtëses u shty 2 herë para kësaj për shkak të problemeve teknike.

0Satelitët “Globalstar-2” do të lejojnë zgjerimin e zonës së përhapjes së telefonisë mobile si dhe do të sigurojnë funksionimin e qëndrueshëm të Internetit në rajonet e largëta të botës. Në momentet aktuale në këtë sistem po zhvillohet procesi i zëvendësimit të satelitëve të gjereratës së parë me ato të gjeneratës së dytë. Gjashtëshja e parë e satelitëve “Globalstar-2” u lëshua nga kozmodromi Bajkonur më 19 tetor të vitit 2010.