Korporata Raketo-Kozmike Ruse “Energjia” po përgatit për lëshim aparatin e pilotuar kozmik, detyrë e të cilit do të jetë pastrimi i obitës nga mbeturinat dhe riparimi i satelitëve. Lëshimi provë i aparatit të papilotuar planifikohet të realizohet në vitin 2015, kurse i anijes së pilotuar në vitin 2018.

Problemi i mbeturinave kozmike është bërë aktualisht mjaft akut. Sipas informacionit të NASA-s për vitin 2010, vëllimi i mbeturinave ekzistuese në orbitë përbën 14 mijë e 863 fragmente. Kryesisht këto janë pjesë të objekteve kozmike ruse dhe amerikane.

Përsa i përket mirëmbajtjes së satelitëve meteorologjikë dhe aparateve të sondimit të telekomanduar në largësi të Tokës, ajo parashikon furnizimin me karburant, ndërrimin e blloqeve, transferimin në orbitë tjetër dhe operacionet me antenat dhe panelet e baterive diellore.

0Ekuipazhi i një anije të tillë do të përbëhet nga 2 veta, ndërsa kohëzgjatja e fluturimit planifikohet jo më shumë se 2 javë.