Për periudhën gjysmëshekullore të ekzistencës së kozmonautikës së pilotuar banorët e Tokës kanë kaluar në kozmos pothuajse 105 vjet.

Që nga prilli i vitit 1961 në kozmos kanë qenë 520 veta. Gjatë kësaj kozmonautët rusë kanë kaluar në orbitë më tepër se 57 vjet, kurse astronautët amerikanë gati 41 vjet, megjithëse Rusia ka 3 herë më pak kozmonautë që fluturojnë në kozmos se SHBA.

0Gjithsej në kozmos kanë qenë astronautët e 35 vendeve. Fluturimin më kohëgjatë kozmik - 438 ditë - e ka kryer kozmonauti rus Valeri Poliakov, por përkatësisht kohëzgjatjes së përgjithshme të fluturimeve - 803 ditë në vendin e parë renditet kozmonauti Sergei Krikaliov.