Popullsia e planetit këtë vit do ta tejkalojë shifrën 7 miliardë banorë. Në një konkluzion të tillë arritën autorët e raportit të publikuar sot nga Instituti i Studimeve Demografike të Francës. Në vendin e parë renditet Kina me një popullsi prej 1,33 miliardë banorë. Numri i banorëve të Rusisë në korrik të vitit 2011 arriti në 142,8 milionë.

0Sipas parashikimeve, aty nga viti 2050 lidere përkatësisht numrit të popullsisë do të bëhet India me 1,69 miliardë banorë. Republika Popullore e Kinës do të spostohet në vendin e dytë. Kurse vendin e tretë do ta zerë Nigeria me treguesin 433 milionë banorë. Në vitin 2100, siç pritet, praktikisht çdo banor i tretë i planetit do të jetë afrikan.