Fluturimet e turistëve kozmikë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar planifikohet të rifillojnë në vitin 2014, anija për fluturime komerciale tashmë po konstruktohet. Për këtë njoftuan në Korporatën Raketore Kozmike të Rusisë “Energjia”.

0Shërbimet e marketingut për organizimin e fluturimeve të turistëve kozmikë me anijet kozmike ruse “Sojuz” në SKN do të ofrohen nga kompania Space Adventures. Turisti i parë kozmik në vitin 2001 u bë amerikani Dennis Tito, ndërsa gjithsej deri në vitin 2009 në kozmos kanë fluturuar 6 persona. Amerikani me origjinë hungareze Charles Simonyi arriti ta bëjë dy herë këtë.