Me daljen në dritë të librit me titull “Sorko më vrau mua” («Sarko m’a tuer») Presidenti i Francës u ndodh sërish në qendër të skandalit. Autorët e tij tregojnë mbi financimin e paligjshëm të fushatës paraelektorale të Nicolas Sarkozy në vitin 2007. Këto fakte mund ta ndërlikojnë akoma dhe më shumë të ardhmen edhe kështu fort të pasigurt politike të udhëheqësit aktual francez. Libri zbulon detaje të reja të “çëshjes Betancourt” («l’affaire Bettencourt»).

Dhe protagoniste e skandalit nuk është aspak pronarja e Perandorisë “L’Oréal” Liliane Bettencourt, por vetë Presidenti Nicolas Sarkozy. Autorët e librit - gazetarët e botimit “Le Monde” - arritën të gjejnë dëshmitarë okularë të faktit të marrjes së parave në vitin 2007 nga ana e Sarkozy prej gruas më të pasur të Francës për fushatën e tij paraelektorale. Vërtet në gjyq këto fakte nuk tingëlluan. Dëshmitarët ia kanë frikën hakmarrjes së Pallatit l’Elysée - tregon gjyqtarja Isabelle Prévost-Desprez, e cila u mënjanua me detyrim nga kjo çështje gjyqësore.

Pas daljes së librit të sipërpërmendur në dritë analistët politikë arritën në konkluzionin: në vend tashmë filloi fushata paraelektorale.

8 muaj para zgjedhjeve të pritshme udhëheqësi aktual francez nuk ka kurrfarë sigurie në të ardhmen e vet presidenciale. Sot për Nicolas Sarkozy janë të gatshëm të votojnë rreth 36% e francezëve, ndërkohë që për Përfaqësuesin e Partisë Socialiste François Hollande më tepër se 45%.

Në portofolin e brendshëm të Sarkozy mbeten jo pak histori problematike. Për shembull, në vjeshtë të vitit të kaluar Nicolas Sarkozy filloi një projekt me përmasa impresionuese - dëbimin e romëve nga vendi. Anti-heronjtë e radhës u bënë pas tyre myslimanët. Sarkozy e quajti ferexhenë sfidë për themelet e Republikës së Pestë dhe nën kërcënimin me burgim dhe gjoba u ndaloi grave të mbajnë veshje që mbulojnë fytyrën në vendet publike. Aksionet e protestës dhe trazirat masive nëpër rrugët e qyteteve franceze pasuan menjëherë në të dy rastet. Dështimet e Nicolas Sarkozy në politikën e brendshme e shtynë atë në veprimtarinë aktive ndërkombëtare. Presidenti francez vendosi të rrisë rating e vet në këtë fushë. Ai po bëhet një pjesëmarrës hiperaktiv i të gjitha ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare. Për shembull, Franca u bë vendi i parë që njohu Këshillin e Përkohshëm Kombëtar, i cili u krijua nga opozita në Benghazi, si qeverinë e vetme legjitime që përfaqëson interesat e popullit të Libisë. Sarkozy faktikisht i ndërpreu marrëdhëniet me regjimin e Muammar Gaddafit që para miratimit të rezolutës № 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila vendosi zonën e ndaluar për fluturime mbi Libi. Ndërsa kur ajo u miratua, Franca u shndërrua, praktikisht, në lokomotivë të operacionit ushtarak në këtë vend. Sigurisht, me veprimtarinë e vet kaq aktive ndërkombëtare Sarkozy mund të kompensojë dëmin që iu shkaktua reputacionit të vet, por me kusht që situata ekonomike në vend të fillojë të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme, thotë ekspertja ruse në sferën e ekonomisë e Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) të Elena Ponomariova:

0- U bë e ditur se njohja nga Franca e Këshillit të Përkohshëm Kombëtar të Libisë i ofron asaj mundësinë e marrjes së pothuajse 35% të aksioneve të kompanive të naftës të këtij vendi. Çështja e ekonomisë, në krahasim me kompromentimin e figurës së tij, është shumë më serioze. Tjetër punë është shkalla e dëmtimit të imazhit të Francës në lidhje me iniciimin e një agresioni të tillë të paparë kundër një shteti sovran. Fjalë në rastin konkret mund të bëhet mbi atë, se ç’përfitime ekonomike do të ketë tani Franca dhe, para së gjithash, korporatat e mëdha pas fushatës libiane.

Olga Denisova, Nina Dimitrieva