“Gazprom” dhe Bjellorusia mund të nënshkruajnë një kontratë të re për furnizimin dhe tranzitin e  gazit rus në dhjetor, thuhet në njoftimin e holldingut rus të gazit.

0Të enjten Kryetari i Bordit të “Gazprom” Aleksei Miller dhe Zëvendëskryeministri i parë i Bjellorusisë Vladimir Semashko zhvilluan një takim  pune në Moskë. Përcaktimi i parametrave të kontratës së re do të ndërlidhet me integrimin e Bjellorusisë në Bashkimin Doganor dhe me çështjen e blerjes nga “Gazprom” të gjysmës së dytë të “Beltransgaz”, 50% të së cilës monopolisti rus i breu për 2,5 miliardë $.