Cisterna ruse “Vladimir Tikhonov” vendosi një rekord të ri në lundrimin nëpër rrugën detare të Veriut. Ajo e përshkoi distancën nga Toka e Re (Новая Земля) deri në Ngushticën e Beringut vetëm për 7 ditë e gjysëm. Me ndihmën e dy akullthyeseve ajo arriti të lundrojë me një shpejtësi mesatare prej 20 km/orë. Në bordin e cisternës janë ngarkuar 120 mijë ton gaz të kondensuar që duhet të çohen në Tajlandë.

0Itinerari detar i Veriut është rruga më e shkurtër oqeanike nga pjesa evropiane e territorit të Rusisë deri në Lindjen e Largët. Ajo është 2 herë më e shkurtër se rruga që kalon nga Kanali i Suezit, por pengesë kryesore për lundrimin e anijeve nëpët të janë akujt. Akullthyeset bashkëkohore do të lejojnë në rast nevoje organizimin e lundrimit gjatë gjithë vitit në këtë itinerar detar.