Presidenti rus Dimitri Medvediev deklaroi se pret nga Ukraina oferta komerciale të leverdisshme për Rusinë në sferën e gazit. Sipas mendimit të tij, Kievi po sillet në mënyrë parazitare, sikur ta kishim në ngarkim, gjë kjo që dëshmon për mungesën e të kuptuarit të ligjeve të jetës politike nga ana e tij.

0Në bisedën e së mërkurës me gazetarët në Soçi Presidenti Medvediev sqaroi, se në bisedimet e paradokohshme me homologun e vet ukrainas Viktor Janukoviç u prekën edhe çështja e gazit, edhe ajo e integrimit. “Mua më duket se Rusia po i bën propozime të mira Ukrainës, - tha Medvediev. Në qoftë se ajo dëshiron ulje të çmimit të gazit për veten, atëhere duhet të bëhet pjesë e hapësirës së integrimit. Ose të bëjë ndonjë ofertë të tillë që të jetë shumë interesante për Rusinë, për shembull, ti shesë asaj rrjetin e transportimit të gazit”. Gjatë kësaj Presidenti i Rusisë tha se midis 2 vendeve ekziston marrëveshja vepruese për gazin, e cila duhet të zbatohet në jetë.