Rusia do të marrë pjesë në Konferencën “Miqtë e Libisë” që do të zhvillohet më 1 shtator në Paris, njoftoi i Përfaqësuesi special i presidentit rus për Afrikën, Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështjet Ndërkombëtare Mihaill Margellov. Pritet që në këtë Konferencë të diskutohen hapat e mëtejshëm të Këshillit të Përkohshëm Kombëtar të Libisë pas rënies së regjimit të Muammar Gaddafit. Në të do të marrin pjesë përfaqësuesit e mëse 60 vendeve, OKB-së, Këshillit të Përkohshëm Kombëtar të Libisë.

0Ndër objektivat kryesore të Konferencës është hedhja e themeleve të formatit të ri ndërkombëtar të mbështetjes së popullit dhe organizimit të ri shtetëror të Libisë, tha Mihaill Margellov.