“Gazprom” u drejtua në Gjykatën e Arbitrazhit në Stokholm me kërkesën për të zgjidhur konfliktin e krijuar me Ministrinë e Energjetikës të Lituanisë. Kompania ruse dëshiron të arrijë nga shteti balltik kompensimin e humbjeve të veta. Konflikti është i lidhur me procesin gjyqësor të iniciuar më parë nga Vilniusi ndaj “Gazprom”.

Në mars të këtij viti Vilniusi zyrtar kërkoi nga gjykata që të verifikojë veprimtarinë e kompanisë Lietuvos Dujos - një nga aksionerët kryesorë të së cilës është “Gazprom” - dhe të arrijë uljen e çmimeve të gazit që furnizohet në vend. Lituanëzët e akuzuan palën ruse për vendosjen e tarifave që ndryshojnë shumë nga ato të parashikuara gjatë privatizimit të kompanisë Lietuvos Dujos. Padia e ngritur në përgjigje të akuzës lituaneze nga ana e “Gazprom”, venë në dukje në kompani, ka për qëllim marrjen e kompensimit për dëmin që iu shkaktua asaj nga pretendimet gjyqësore të Vilniusit. Shanset për kënaqjen e padisë së “Gazprom”, thotë Drejtori i përgjithshëm i Fondit rus të Sigurisë Energjetike Kombëtare Konstantin Simonov.

U llogarit se gjatë tremujorit të parë të vitit 2011 shitjet e gazit natyror të kompanisë Lietuvos Dujos ranë më shumë se 1/3. Të gjithë ekspertët e intervistuar nga Radiokompania “Zëri i Rusisë” venë në dukje se rritja e çmimeve të gazit për Lituaninë është plotësisht e justifikuar. Ky u bë hap kundërpërgjigje ndaj aplikimit nga Lituania të të ashtuquajturës Paketë e Tretë Energjetike. Sipas këtij dokumenti, për furnizuesit e gazit është e ndaluar të kenë në pronësi sisteme të transportimit të gazit, dhe Ministria e Energjetikës e Lituanisë mori vendimin për ta distancuar kompaninë Lietuvos Dujos nga gazsjellësit kryesorë. Pikërisht pas këtij hapi “Gazprom” nuk i ofroi Lituanisë zbritjen prej 15% të çmimit të gazit natyror, ndërsa për Letoninë dhe Estoninë e bëri një gjë të tillë. Dhe kishte të drejtë të plotë për këtë, vë në dukje Drejtori i përgjithshëm i Institutit rus të Energjetikës Kombëtare Sergei Pravosudov:

- Lituania argumenton se BE ka ndryshuar legjislacionin dhe si rezultat ajo është e detyruar të përshtasë të gjitha ligjet e veta në përputhje me të. Vendet e tjera balltike kanë po të njëjtin legjislacion, por ato nuk nxitojnë të veprojnë si Lituania. Sepse Paketa e Tretë Energjetike, tek e cila referohet qeveria e Lituanisë, përmban disa opsione të liberalizimit të tregut. Më i rrepti nga ata sugjeron marrjen e tubacionit pronarëve ekzistues dhe dorëzimin e tij kompanive të huaja. Por mund edhe të mos bëhet një gjë e tillë. Por ja që lituanezët preferuan të shkojnë nëpër rrugën e opsionit më të rreptë.

0Ekspertët venë në dukje se kompromisi me Vilniusin herët a vonë do të gjendet megjithatë. “Gazprom” është i vetmi furnizues i gazit natyror në vend. Dhe në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të konfliktit çdo ndërprerje e furnizimit të lëndës së kaltër djegëse do të çojë në kolaps të sferës së sigurisë energjetike të këtij vendi.

Polina Çernica