Udhëheqësi i Jamahiriya Muammar Gaddafi hodhi poshtë ultimatumin e Këshillit të Përkohshëm Kombëtar të kryengritësve për kapitullim, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i udhëheqësit të vendit Musa Ibrahim.

0“Asnjë vend që respekton veten nuk do të pranojë kurrën e kurrës ultimatumin që i bëhet atij prej një grupi banditësh të armatosur”, - deklaroi Musa Ibrahim. Më parë Kryetari i Këshillit të Përkohshëm Kombëtar të opozitës Mustafa Abdel Jalil u shpreh, se kryengritësit libianë nuk kanë ndërmend të durojnë përjetësisht rezistencën e forcave qeveritare dhe prandaj i japin atyre kohë deri më 3 shtator që të hedhin armët dhe të dorëzojnë qytetet që vazhdojnë të mbajnë nën kontroll.