Teherani hodhi poshtë përfundimisht ofertën e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për shkëmbimin e uraniumit dhe u shpreh se do të vazhdojë zhvillimin e mëtejshëm të programit të vet bërthamor. Ekspertët janë mëse të bindur se kjo do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në negociatat e “gjashtëshes” (në të hyjnë Rusia, SHBA, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) në lidhje me çështjen bërthamore të Iranit.

Sipas fjalëve të Kryetarit të Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit Fereydoon Abbasi, Irani nuk ka ndërmend të pezullojë apo të ngrijë pasurimin e uraniumit. Bile më tepër se kaq, prodhimi i uraniumit të pasuruar deri në 20% do të rritet “në lidhje me nevojat e Republikës Islamike”. Zyrtari i lartë theksoi, se përparimi aktual i Iranit në prodhimin e karburantit bërthamor ka arritur një nivel të tillë që tashmë lind nevoja për diskutimin e mundësisë së furnizimit të tij shteteve të tjera nga vetë Republika Islamike dhe jo e anasjelltas. Pikërisht për këtë arsye të gjitha negociatat për shkëmbimin e uraniumit, që u propozuan nga pjesëmarrësit e “gjashtëshes”, do të ndërpriten. Fereydoon Abbasi shprehu gjithashtu gatishmërinë për të marrë në konsideratë pretendimet e ANEA-s, në qoftë se ato “do të shoqërohen me dëshmitë dhe dokumentet përkatëse”.

Në MPJ e Rusisë tani për tani nuk kanë e komentuar ndikimin e veprimeve të tilla nga ana e Iranit në ecurinë bisedimeve të “gjashtëshes” për dosjen bërthamore të Iranit, por premtuan megjithatë të studiojnë me vemendje deklaratat e Fereydoon Abbasi. Në të njëjtën kohë ekspertët janë mëse të bindur, se në marrjen e këtij vendimi nga ana e Iranit ndikuar një sërë faktorësh të jashtëm, duke përfshirë edhe krizën në Libi. Një mendim të tillë shprehu për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Qendrës për Studimet Lindore të Akademisë Diplomatike të MPJ të Rusisë Andrei Vollodin:

- Teherani demonstroi fare qartë se është forcë e pavarur politike, se ai është një partner i vështirë në negociata. Por bisedimet gjashtë palëshe duhet të vazhdojnë megjithatë. Irani i ka llogaritur mjaft mirë si mundësitë e veta, ashtu dhe ato të bashkësisë ndërkombëtare. Irani nuk është Libia. Përsa i përket Rusisë, duhet thënë, se ne duhet të vazhdojmë të merremi me shumë durim me Iranin, duke marrë parasysh faktin se në situatën e tanishme fort të ndërlikuar ne po fitojmë një ndikim të fuqishëm në politikën e jashtme iraniane.

0Konceptin rus të “reciprocitetit dhe gradualizmit” përkatësisht dosjes bërthamore të Iranit e bëri publik Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov. I përkrahur nga të gjithë anëtarët e “gjashtëshes”, ai ofron zbutjen hap pas hapi të masave ndëshkuese të aplikuara ndaj Teheranit në këmbim të përmbushjes nga ai të kërkesave të ANEA-s. Në mes të gushtit ky plan u mbështet nga Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad.

Elizaveta Isakova