Sot në Gorni Altai (Siberi) gjatë kërkimit të fragmenteve të anijes kozmike të transportimit të mallrave “Progress” u gjet helikopteri Mi-2, i cili u rrëzua në vitin 1975. Më vonë specialistët zbuluan një detaj të ngjashëm me shkallën (stage) e raketës, por hetuesit janë të mendimit se ky fragment mund ti përkasë një rakete tjetër që është lëshuar disa vite më parë.

Kurse helikopterin e identifikuan menjëherë: nga Mi-2 që u rrëzua 36 vjet më parë kanë mbetur fragmente të skeletit (trupit), motorit dhe elikës kryesore.

0Kërkimet në tajgë të detajeve të anijes kozmike të mallrave “Progress”, që nuk u dogjën në atmosferë, tani për tani nuk kanë dhënë kurrfarë rezultati.