Të dhënat e fundit mbi shpërthimet në Grozni i bëri publike Ministri i Brendshëm i Rusisë Rashid Nurgalijev. Gjithsej buçitën 3 shpërthime. Dy prej terroristëve kamikaze janë identifikuar. Ata ishin djem të rinj mbi 20 vjeç.

0Fuqia totale e mekanizmave shpërthyes, që detonuan në kryeqytetin e Çeçenisë Grozni, përbën rreth 3 kilogramë tritol. U ngritën çështje penale mbi bazë të 5 neneve. Pas shpërthimeve në Grozni policia lokale ka kaluar në regjim të përforcuar pune.