Banka Qendrore e Rusisë më 1 shtator do të verë në qarkullim 3 monedha të reja përkujtimore prej argjendi: monedha me vlerë nominale 2 rubla nga seria “Personalitete të shquara të Rusisë” i dedikohet 100-vjetorit të ditëlindjes së aktorit të famshëm rus Arkadi Rajkin; ajo me nominal 25 rubla “Viti i kulturës ruse dhe gjuhës ruse në Republikën e Italisë dhe Viti i kulturës italiane dhe gjuhës italiane në Federatën Ruse”; me nominal 25 rubla “Katedralja Kazanskaja, Shën Petersburg” nga seria “Monumentet arkitektonike të Rusisë”.

0Është planifikuar gjithashtu venia në qarkullim e monedhës jo prej metali të çmuar me nominal 10 rubla nga seria “Qytetet e Lavdisë Ushtarake” - Rzhev.