Kryengritësit libianë kanë ndërmend ta pushkatojnë Muammar Gaddafin pas zhvillimit të gjyqit me dyer të hapura për krime kundër njerëzimit, deklaruan në Këshillin e Përkohshëm Kombëtar të Libisë. Një fat analogjik i pret edhe djemtë e Gaddafit. Por njërit prej tyre - Muhammedit - si dhe vajzës së tij Aisha planifikohet ti paraqitet akuza vetëm për krime financiare.

0Anëtarët e familjes së Muammar Gaddafit u larguan nga vendi dhe ndodhen aktualisht në Algjeri. Kryengritësit libianë kërkuan ekstradimin e tyre. Vendndodhja e vetë Kolonel Gaddafit deri tani mbetet e mbuluar me perde misteri.