Vera e vitit 2011 u rendit në vendin e tretë në listën e verave më të nxehta në Moskë për gjithë histirinë e vëzhgimeve meteorologjike, duke i lënë vendet e para verës së vitit 2010 dhe asaj të vitit 1972. Sipas të dhënave të parashikuesve të motit, temperatura mesatare e verës në përfundim doli me 3,4 gradë më e lartë se ajo e normës klimatike. Një tregues i tillë është fiksuar në vitin 1938.

0Në vendin e dytë renditet viti 1972, kur temperatura e tre muajve të verës e tejkaloi normën me 3,6 gradë. Në vendin e parë u rendit vera e vitit 2010, kur vapa anomale në Moskë i theu të gjitha rekordet e mundshme ekzistuese.