Rusia po rifillon lëshimet e raketëmbajtëseve “Proton”. Ndalimi për realizimin e e tyre u vendos pas lëshimit të pasuksesshëm të satelitit të komunikimit “Express-AM4”. “Proton” startoi me këtë satelit nga kozmodromi Bajkonur (Kazakistan).

0Për shkak të problemeve që lindën në sistemin e drejtimit të bllokut përforcues të vrullit të raketëmbajtëses sateliti doli në orbitë të gabuar. Komunikimi me aparatin nuk është vendosur ende. Ndërsa në punën e “Proton” nuk u evidentuan kurrfarë disfunksionimesh nga specialistët.