Ekspertët e OKB-së paralajmërojnë për një shpërthim të mundshëm të gripit të shpendëve, i cili mund të përhapet në mbarë botën në fund të vjeshtës - në fillim të dimrit. Shkas për këtë u bë regjistrimi në Kinë dhe në Vjetnam i një lloji të ri të virusit H5N1 (gripit të shpezëve), rezistent ndaj vaksinave aktualisht ekzistuese.

0Specialistët mendojnë se migrimi i shpendëve mund të çojë në shpërthimin e një epidemie të re të kësaj sëmundje të rrezikshme. Në grupin e vendeve të rrezikuara janë Izraeli, territoret palestineze, Rumania, Bullgaria, Nepali, Mongolia dhe Rusia.