Furnizimi me energji elektrike i kryeqytetit amerikan, që u ndërpre për shkak të uraganit “Irene”, do të rivendoset deri në mbrëmjen e ditës së enjte. Në shtetin fqinj me Uashingtonin Virxhinia riparimet e rrjetit të furnizimit me energji elektrike duhet të përfundojnë të premten.

0Numri i viktimave të uraganit “Irene” arriti deri në 35 veta. Shumë zona të bregdetit lindor të vendit, të cilat iu nënshtruan goditjes së fatkeqësisë natyrore, vazhdojnë të mbeten të përmbytura dhe të bllokuara nga pjesët e tjera të shtetit.