Rusia këmbënguli që mjetet financiare, të cilat i akordohen Libisë nga llogaritë e huaja bankare të Qeverisë së Muammar Gaddafit, të përdoren ekskluzivisht për qëllime humanitare. Ndihma duhet të ketë karakter të depolitizuar dhe ti jepet gjithë popullsisë së Libisë dhe të shpërndahet në gjithë territorin e saj. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në OKB-së Vitali Çurkin.

0Javën e kaluar Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi iniciativën e SHBA për shkrirjen e një pjese të aseteve të Qeverisë së Gaddafit me shumë prej 1,5 miliardë $ me qëllim të transferimit të tyre Këshillit të Përkohshëm Kombëtar të Libisë. Kurse Moska, sipas fjalëve të Vitali Çurkin, e korrektoi projekt aplikimin fillestar të amerikanëve.