Në Bjellorusi tre herë brenda një muaji u rritën çmimet e mishit. Me dekret të qeverisë çmimi maksimal i prodhuesve të mishit të viçit dhe mishit të derrit është rritur me 10%. Siç deklaruan në ministrinë e ekonomisë të Republikës, kjo masë ka për qëllim eliminimin e mungesës së baraspeshës së çmimeve në tregjet e jashtëm dhe të brendshëm dhe parandalimin e deficitit të produkteve të mishit.

0Gjatë muajit gusht çmimet e prodhuesve të mishit u rritën 2 herë: me 5% dhe 10%. Ekonomia e Bjellorusisë po përjeton aktualisht mungesën akute të mjeteve financiare.