Kryeministri rus Vladimir Putin të hënën mori pjesë në bike-show në qytetin Novorossijsk, që u organizua nga Klubi i motoçiklistëve të Rusisë “Ujqërit e Natës”. Në vendin e zhvillimit të shfaqjes së teatralizuar Vladimir Putin mbërriti në krye të një kolone bikers. Kryeministri ndodhej në timonin e një Harley-Davidson me tre rrota.

Shiko galerinë fotografike

0Menjëherë pas mbërritjes në këtë festival Putin iu drejtua pjesëmarrësve dhe mysafirëve të tij. “Ju jo thjesht zbaviteni dhe bëni gara me motorë, gjë kjo që e marrë në vetvete nuk është aspak keq, por dhe i kombinoni ato me aktivitete të mrekullueshme patriotike, të nevojshme për popullin tonë, për vendin tonë”, - deklaroi ai. Më parë Vladimir Putin është takuar shpesh herë me bikers dhe ka marrë pjesë në festivalet e tyre.