Opozita siriane nuk duhet ti bëjë bisht pjesëmarrjes në dialogun me autoritetet e vendit, deklaroi sot në Damask Përfaqësuesi i presidentit të Rusisë, Zëvendës ministri i Jashtëm Mihaill (Mikhail) Bogdanov. Sipas fjalëve të tij, vetëm dialogu mund të sigurojë vendosjen e paqes dhe mirëkuptimit në Siri dhe avancimin e saj drejt reformave demokratike.

0Në takimin me Presidentin e Sirisë Bashar Al Assad Mihaill Bogdanov theksoi domosdoshmërinë e ndalimit imediat dhe të plotë të dhunës dhe zbatimin e menjëhershëm të reformave të deklaruara. Ai i dorëzoi Bashar Al Assad-it një mesazh nga Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev.