Lëshimi i ekspeditës së re për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar  (SKN) u shty nga 22 shtatori deri në fund të tetorit, njoftuan në Agjencinë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”. Ky vendim u morr për shkak të avarisë së paradokohshme që ndodhi me anijen kozmike të mallrave “Progress”.

0Në përbrjen e ekuipazhit të radhës të SKN hynë kozmonautët rusë Anton Shkaplerov dhe Anatoli Ivanishin si dhe astronauti amerikan Daniel Burbank. Dublantë të tyre janë rusët Gennadi Padallka e Sergei Revin si dhe astronauti i NASA-s Joseph Acaba. Më parë udhëheqja e Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos” siguroi se të gjitha detyrimet ndërkombëtare do të plotësohen në mënyrë rigoroze prej saj.