Në Evropë mund të krijohet Komiteti Ballkanit Anti-Drogë. Detyrë kryesore e tij do të jetë lufta kundër tranzitit të drogës nëpërmjet territorit të Kosovës. Idenë e krijimit të një strukture të tillë e sugjeroi Rusia. Ndaj kësaj nisme shfaqën interes të gjallë fqinjët e Republikës së vetëshpallur të Kosovës - Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Enklava kosovare tashmë që prej disa vitesh është shndërruar në qendër kryesore tranzitore të drogës në Evropë. Ekspertët e Europol-it sqarojnë: në Kosovë bashkohen dy rryma globale të drogës - destinacion përfundimtar i të cilave janë vendet e BE. Një prej tyre është rryma e kokainës, e cila vjen nga Amerika Latine nëpërmjet Afrikës, kurse tjetra - ajo e heroinës - vjen nga Afganistani nëpërmjet Turqisë. Nga Kosova opiatet në sasi të mëdha përhapen në gjithë territorin e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të ekspertëve, në Kosovë janë përqendruar rreth 15 kartele droge. Ato i shfrytëzojnë në mënyrë aktive diasporat shqiptare në Evropë si një lloj rrjeti shpërndarës. Dhe aktualisht fushë e përhapjes së aktivitetit të tyre është praktikisht e gjithë Bota e Vjetër. Grupimet kosovaro-shqiptare kontrollojnë gati 70% të tregut të heroinës në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Hungari, deri në 20% të trafikut në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera të rajonit. Pavarësisht nga fakti se BE i ka siguruar një përkrahje të konsiderueshme financiare policisë së Kosovës, ajo nuk është në gjendje megjithatë t’ia dalë dot punës mbanë me këtë problem, thotë Kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për monitorimin e trafikimit të drogës Viktor Ivanov:

- Forma e konsolidimit të forcave tona është krijimi i Pesëshes Ballkanike Anti-Drogë, e cila do të përfshinte katër vende të Ballkanit - Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë si dhe Rusinë. Ky kuintet mund të sigurojë një shkëmbim serioz të operacionit informativ. Kjo do të lejonte zhvillimin e operacioneve të suksesshme të policisë. Iniciativa ruse u prit mirë dhe ne ramë dakort që deri në dimër të marrim vendimin për krijimin e një formati bashkëpunimi.

0Kosova, e cila është njohur nga shumë vende evropiane, është shndërruar në një problem të madh droge. Ndër pjesëmarrësit e kuintetit të ardhshëm dy vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Serbia dhe Rusia. Por kjo nuk bëhet aspak pengesë për Beogradin për disponimin nga ai të burimeve të mira të informacionit. Ka informacion të mjaftueshëm edhe Shqipëria, gjë kjo që bën të mundur krijimin e  një tablloje të plotë të trafikut të drogës në Ballkan.

Nina Dimitrieva