Siç deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë Kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për monitorimin e trafikimit të drogës Viktor Ivanov, legalizimi i drogës në Rusi nuk planifikohet. Lejohet përdorimi i narkotikëve vetëm për qëllime mjekësore, si qetësues dhimbjesh, në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

0“Mbi legalizimin e drogës as që mund të bëhet fare fjalë. Në këtë çështje ne jemi plotësisht solidarë me kolegët tanë amerikanë, me të cilët punojmë bashkarisht në kuadër të Komisionit Presidencial Medvediev-Obama”, - vuri në dukje ai.