Përleshje të armatosura midis ushtarakëve dhe militantëve ndodhën në jug të Jemenit. Në shkëmbimin e zjarrit mes tyre u vranë 5 ushtarë të trupave qeveritare, 1 oficer dhe 20 militantë. Trupat qeveritare humbën kontrollin mbi disa rajone në jug të Jemenit për shkak të situatës jo stabile politike në vend.

Protestat masive popullore me kërkesën për dorëheqjen e Presidentit Ali Abdullah Saleh po vazhdojnë që nga fillimi i vitit. Këtë situatë e shfrytëzuan për qëllimet e  veta militantët, të cilët këta muajt e fundit kanë marrë nën kontroll 3 qytete në jug të vendit.