Dita Ndërkombëtare e Veprimit kundër provave bërthamore kremtohet sot në Kazakistan. Në këtë ditë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi propozimin e udhëheqësit të Republikës Nursulltan Nazarbajev. 20 vjet më parë, më 29 gusht të vitit 1991, me dekret të Presidentit të Kazakistanit u mbyll poligoni i testimeve bërthamore Semipalatinsk.

0Për 40 vjet në poligonin Semipalatinsk kanë ushtuar më tepër se 450 shpërthime bërthamore sipërfaqësore dhe nëntokësore. Kapaciteti total i tyre e ka tejkaluar 2.500 herë fuqinë e bombës atomike të hedhur mbi Hiroshimë.