Kushtet e motit po i komplikojnë jashtë mase kërkimet e fragmenteve të anijes kozmike “Progress” në Republikën Altai (Siberi): në male ka rënë dëborë, gjithçka është mbuluar nga një mjegull e dendur. Më parë u njoftua se mostrat e dheut dhe ujit të marra për analizë në këtë rajon në lidhje me praninë e substancave shumë toksike dolën negative.

0Rrezik potecial për banorët e rajonit të rënies së supozuar të fragmenteve të anijes kozmike mund të përbëjë heptyl - karburanti raketor shumë toksik. Në bordin e anijes së mallrave “Progress” ndodheshin rreth 800 kilogramë heptyl, i cili destinohej për plotësimin e nevojave të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN).