Njësia e 6-të e anijeve të Flotës së Paqësorit të Rusisë po përgatitet për lundrim drejt Gjirit të Adenit për luftuar kundër piratëve që sulmojnë anijet tregtare. E kryeson atë anija e madhe kundër-nëndetëse “Admiral Panteleiev”. Në përbërjen e kësaj njësie hyjnë çisterna furnizuese, rimorkiatori detar i shpëtimit si dhe trupat këmbësore të marinës.

0Ushtarakët e Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë do të zëvendësojnë marinarët e Flotës Veriore. Anijet ruse garantojnë sigurinë në Gjirin e Adenit që nga pranvera e vitit 2009 në kuadër të operacionit ndërkombëtar. Me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër piratëve është lejuar përdorimi i forcës ushtarake.