Në vendburimin në det të hapur (shelf) “Prirazllomnaja”, i cili ndodhet në pjesën juglindore të Detit Barenc, sot do të çohet një platformë unikale detare akull-rezistente nafte. Ky është projekti i parë rus për nxjerrjen e lëndëve hidrokarbure në shelfin arktik dhe platforma e parë në botë që do të operojë në kushtet klimatike ekstreme të Arktikut: në akujt dhe temperaturat deri në - 50 gradë.

0Rezervat e vendburimit në fjalë përbëjnë rreth 46 milionë ton naftë. Brigadat e përbëra prej 200 naftëtarësh do të punojnë pandërprerë me turne për nxjerrjen dhe pompimin e saj në çisterna në kushtet e dimrit të gjatë e të ashpër arktik me erëra të fuqishme. Nxjerrja e naftës planifikohet të fillojë aty nga tremujori i parë i vitit 2012.