Zgjedhjet presidenciale, që po zhvillohen sot në Abkhazi, përputhen plotësisht me Kushtetutën e Republikës dhe standartet ligjore ndërkombëtare, deklaroi në konferencën e shtypit në KQZ Kryetari i Këshillit të Fondit të zgjedhjeve të lira të Federatës Ruse Vasili Vollkov. Vëzhguesit ndërkombëtarë janë shpërndarë në zona të ndryshme të vendit dhe mbikëqyrin procesin e votimit. Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të qetë, pa shkelje serioze.

0Sipas të dhënave të KQZ-së, në orën 15:00 pjesëmarrja e zgjedhësve iu afrua 50%. Për njohjen e zgjedhjeve të vlefshme duhet të votojë jo më pak se gjysma e zgjedhësve të regjistruar në listat elektorale.