Sot në Abkhazi po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Në 35 rrethe janë hapur 170 qendra votimi, duke përfshirë edhe dy jashtë vendit - në Moskë dhe Çerkessk (kryeqyteti i Republikës Karaçajevo-Çerkezia). Për postin më të lartë shtetëror pretendojnë tre kandidatë: Nënpresidenti, i ngarkuari i përkohëshëm me plotësimin e funksioneve të kryetarit të shtetit, Aleksandër Ankvab, Kryeministri Sergei Shamba dhe Kryetari i Partisë opozitare “Forumi i Unitetit Kombëtar” Raul Haxhimba.

Për sigurimin e fitores pretendentët duhet të grumbullojnë më shumë se 50% të votave. Në qoftë se asnjëri nga kandidatët nuk do të arrijë të sigurojë dot mbështetjen e numrit të kërkuar të zgjedhësve, atëhere do të shpallet turi i dytë i tyre. Zgjedhjet po monitorohen nga pothuajse 150 vëzhgues ndërkombëtarë.

0Zgjedhjet e parakohshme presidenciale u caktuan pas vdekjes së Presidentit Sergei Bagapsh në maj të këtij viti.