Rreth 10 persona u drejtuan në spitalin e fshatit Karakoksha, i cili ndodhet rreth 100 km larg vendit të rënies së supozuar të fragmenteve të anijes kozmike ruse të mallrave “Progress”, me ankesa për dhimbje të forta koke, tension të lartë dhe dhimbje fyti.

0Niveli i rrezatimit gama në rajon korrespondon me treguesit e sfondit natyror, kurse laboratorët fushorë nuk kanë evidentuar ndotje me heptyl të ujërave të lumenjve Biya dhe Ob pas lëshimit të pasuksesshëm të raketëmbajtëses “Sojuz-U” me anijen transportuese kozmike ruse “Progress M-M12” më 24 gusht nga kozmodromi Baikonur.