Banorët e vendosur në zonat ultësira të Nju Jorkut do të fillojnë ti evakuojnë në lidhje me afrimin e uraganit “Irene”. Urdhëri përkatës u dha nga Kryetari i Bashkisë së qytetit Michael Bloomberg. Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo shpalli mbi vendosjen e regjimit të situatës së jashtëzakonshme, i cili u aplikua më parë në Virginia, North Carolina dhe New Jersey.

Në momentet aktuale “Irene” erdhi duke marrë forcë dhe kaloi në kategorinë e tretë të shkallës përcaktuese prej 5 ballësh. Sipas parashikimeve të meteorologëve uragani mund të arrijë në zonën kontinentale që të shtunën në mëngjes, kurse të dielën “Irene” tashmë do të përfshijë gjithë rajonin.