Vendet perëndimore po ushtrojnë presion mbi Sirinë jo se preokupohen fort për fatin e popullin e saj, por që të arrijnë lëshimet e duhura nga ajo, deklaroi Presidenti Bashar Al-Assad, tekstin e fjalimit të të cilit e përhapi të enjten Agjencia SANA.

0Sipas fjalëve të Al-Assad, Siria do të shfaqë vullnet të fortë dhe nuk do të sakrifikojë kurrsesi sovranitetin e vet për ti bërë qejfin Perëndimit. Pasi akuzoi “forcat e jashtme” për organizim komploti me qëllim të destabilizimit të situatës në Siri, Bashar Al-Assad theksoi, se vendi do të vazhdojë avancimin nëpër rrugën e realizimit të reformave. Presidenti i Sirisë u bëri thirrje sirianëve për të treguar maturi, urtësi dhe arsye të shëndoshë për “të kapërcyer bashkarisht krizën me të cilën e përball vendi i tyre”.