Kompania “Helikopterët e Rusisë” në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”, që u zhvillua në qytetin periferik të Moskës - Zhukovski, nënshkroi kontratat për furnizimin e 79 helikopterëve me kompaninë ajrore UTair dhe Gazprom Avia me shumë deri në 900 milionë $. UTair bleu 40 helikopterë Mi-171 për ofrimin e shërbimeve ndërmarrjeve të kompleksit të naftës dhe gazit. Gazprom Avia bleu 39 helikopterë Mi-8AMT për realizimin e fluturimeve në platformat e nxjerrjes së naftës që ndodhen në det të hapur (shelf).

0Më 19 gusht organizatorët e Sallonit “MAKS-2011” përmblodhën rezultatet paraprake të punës së tij. Në 3 ditët e para të hapjes së Sallonit Ndërkombëtar të Aviacionit, në biznes-programin e tij, u nënshkruan kontrata me vlerë mbi 10 miliardë $.