Në aeroportin e Novo Urengoi (të Krahinës autonome Jamalo-Nenetsk) më 08: 40 sipas orës së Moskës aeroplanit Jak-42 i mori flakë shasia e majtë. 85 pasagjerët dhe 3 anëtarët e ekuipazhit të tij u evakuuan. Viktima dhe të dëmtuar fatmirësisht nuk ka. Në lidhje me incidentin u pezullua përkohësisht puna e aeroportit.

Në aeroportin e Anapa më 10: 46 sipas orës së Moskës aeroplanit Jak-40 për shkak të erës së fuqishme anësore gjatë kohës së uljes i plasi shasia. Si rezultat i kësaj situate emergjente nuk pësoi dëm askush.

0Këtë vit në Rusi ka ndodhur një seri e tërë aksidentesh ajrore pas të cilave autoritetet e vendit deklaruan mbi domosdoshmërinë e ndalimit të shfrytëzimit të disa modeleve veçanërisht të vjetëruara të aeroplanëve rusë.