Në Lubmin në veri të Gjermanisë u bashkua dega e parë e gazsjellësit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) me tubacionin evropian OPAL. Faza tjetër e projektit parashikon vënien e menjëhershme në shfrytëzim të gazsjellësit “Nord Stream” në tremujorin e katërt të vitit 2011.

Ndërtimi i tubacionit të gazit OPAL përfundoi një muaj më parë. Ai tashmë është mbushur me gaz dhe është i gatshëm për furnizimin e lëndës hidrokarbure ruse nga gazsjellësi “Nord Stream” në Republikën Çeke.

0Gazsjellësi “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) me gjatësi 1.224 km do të lidhë direkt Rusinë dhe Bashkimin Evropian nëpërmjet Detit Balltik. Projekti parashikon ndërtimin e dy degëve të gazsjellësit me kapacitet prej 27,5 miliardë metra kub gaz secila. Por udhëheqja ruse nuk përjashton mundësinë e shtrimit të degëve suplementare të tij.