Shkarko audiofailin

Gjatë gjashtë muajve të fundit në Kosovë kanë patur vend disa raste vandalizmi në shenjtëroret orthodhokse serbe. Në pranverë Kishës së Shën Premtes (Богородице Љевишкa - Bogorodica Ljeviška) në Prizren iu vodh një pjesë e kulmit. Në fillim të verës në rrethinat e Prizrenit u dëmtuan nga keqdashësit themelet e Kishës Orthodhokse të shekullit XIV. I nënshtrohet herë pas here përdhosjes edhe tempulli në fshatin Samadrezhë, ambjentet e të cilit shqiptarët vendas i kanë shndërruar në nevojtore publike (WC).

Situata u komentua për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” nga Editori Ekzekutiv i portalit “Pravoslavie.ru” («Православие.ру»), prifti orthodhoks Ignatij:

- Klerikët serbë janë tej mase të shqetësuar nga gjithçka që po ndodh me shenjtëroret orthodhokse serbe. I gjithë tragjizmi i gjendjes aktuale të serbëve, të cilët jetojnë në pjesët qendrore dhe lindore të Kosovës, konsiston në faktin, se ata, në të vërtetë, u bënë pengje, viktima të ndarjes gjeografike nga Serbia qendrore. Shkakton shqetësim edhe siguria e kishave. Mos harroni se shumë nga vendet e shenjta, që mbroheshin më parë nga KFOR-i dhe EULEX-i, gjatë vitit të fundit u transferuan në kompetencën e Shërbimit Policor të Kosovës, i cili përbëhet kryesisht nga shqiptarët kosovarë. Kurse tani po shqyrtohet çështja e transferimit të të gjitha vendeve të shenjta kryesore serbe nën mbrojtjen e Shërbimit Policor të Kosovës, bashkëpunëtorët e të cilit në disa raste kanë treguar paaftësi profesionale flagrante.

0Tani shqiptarëve kosovarë nuk i leverdis aspak të paraqiten para syve të komunitetit ndërkombëtar si pogrom-bërës, kështu që nuk ka gjasa që Prishtina të pengojë funksionimin e strukturës së sipërpërmendur. Tjetër gjë është ajo se intelektualët e Prishtinës gjithnjë e më shpesh përpiqen ti deklarojnë kishat dhe manastiret orthodhokse të Kosovës si monumente shqiptare kosovare të zaptuara njëherë e një kohë prej serbëve. Ndërkohë Serbia është e detyruar të provojë përherë e më shpesh në nivel ndërkombëtar të drejtën e vet mbi shenjtëroret orthodhokse në Kosovë. Dua të vë në dukje se Beogradi gëzon mbështetjen e Kishës Orthodhokse Ruse, e cila qëndron në anën e së vërtetës historike dhe i konsideron ato trashëgimi shpirtërore (fetare) serbe. Dua të tërheq vemendjen ndaj faktit se në shumë rajone të Kosovës po gjallërohet jeta liturgjike. U restauruan tashmë disa tempuj të shekujve XIX-XX. Mjetet financiare për këtë qëllim caktohen nga autoritetet e Serbisë, struktura të ndryshme evropiane dhe amerikane. Siç dihet, në këtë proces merr pjesë edhe Rusia duke caktuar 2 milionë $ nëpërmjet linjës së UNESKO-s. Por unë, personalisht, mendoj se për serbët kosovarë mbështetja morale nga ana e Rusisë është shumë më e rëndësishme se sa ajo materiale. Disa banorë vendas më thanë mua kështu: ne kemi me se të ushqehemi, ne do të mbijetojmë. Por më kryesorja është që ju na mbështesni ne, që ju jeni me ne.

Timur Bllohin