Muammar Gaddafi ka ndërmend të shesë jashtë shtetit me anë të ndërmjetësve të huaj 25 ton ar me qëllim që të paguajë fiset libiane për mbrojtjen e vet. Me një deklaratë të tillë doli në faqet e gazetës italiane “Korriere della Sera” ish Kreu i Bankës Qendrore të Libisë Farhat Bengdara.

0Rezervat e arit të Libisë përbëjnë rreth 10 miliardë $. Farhat Bengdara nuk përjashton edhe mundësinë e përvetësimit tashmë një pjesë të këtyre mjeteve nga Gaddafi për ti përdorur ato në interes të vet. Sipas fjalëve të financierit, aktualisht opozita libiane ka nevojë për një kredi emergjente prej 5-7 miliardë $ për të mbështetur sistemin kombëtar bankar dhe për të paguar për importet.