Përmbushja nga Rusia e kushteve të kontratës për furnizimin Iranit të komplekseve raketore zenit S-300 është krejtësisht e pamundur, deklaruan sot në MPJ të Federatës Ruse. Atje sqaruan se ai është ndaluar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deklarata e MPJ u bë reagim i natyrshëm i Moskës ndaj njoftimit se Teherani ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me refuzimin e palës ruse për të zbatuar detyrimet sipas kontratës përkatësisht sistemeve S-300.

0Kontrata në fjalë u nënshkrua në vitin 2008, por furnizimet e parashikuara nga ajo nuk janë kanë filluar ende. Kurse në vitin 2010, pas miratimit të rezolutës së  Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia i “ngriu” zyrtarisht ato. Irani mendon se sistemet S-300 nuk përfshihen nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit meqenëse janë armë mbrojtëse.