Kryengritësit libianë nuk po arrijnë dot tani për tani të marrin nën kontroll të plotë kryeqytetin e vendit - Tripoli. BBC njofton se luftimet po vazhdojnë ende në afërsi të rezidencës së Muammar Gaddafit të zënë prej kryengritësve të martën.

0Sipas mendimit të banorëve vendas, vetë udhëheqësi libian fshihet diku në rrethinat e kryeqytetit. Siç konfirmojnë dëshmitarët okularë, një detashment i shërbimit të fshehtë të sigurimit të tij, i përbërë kryesisht nga femra, vrau 25 adoleshentë për shkak se valëvisnin flamujt e opozitës. “Vetë fakti se truprojat u vunë re në periferitë e kryeqytetit flet mbi atë se Gaddafi ndodhet diku aty pranë”, - citon BBC fjalët e një banori lokal.