Për herë të parë në historinë e shkencës hulumtuesit nga Japonia dhe SHBA arritën të fiksojnë momentin e “vdekjes” së yllit, i cili gllabërohet nga vrima e zezë kozmike. Kjo u arrit të bëhet me ndihmën e detektorit (sensorit) unikal me rreze X të instaluar në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

0Revista shkencore ndërkombëtare Nature Magazine njofton, se që në muajin mars detektori arriti të regjistrojë një shpërthim të fuqishëm rrezatimi Gamma dhe X në qendër të Galaktikës në distancën 3,9 miliardë vite dritë nga Toka. Shkencëtarët arritën në konkluzionin se shpërthimet e rrezatimit janë, si i thonë fjalës, “grahmat (konvulsionet) e prag-vdekjes” të yllit, të cilin me një forcë jashtëzakonisht të madhe tërheqëse e thëthin “vrima e zezë” - e cila përbën në vetvete një zonë kaq të fuqishme gravitacioni saqë atë nuk mund ta braktisin bile as kuantet e dritës.