Në bordin e anijes ruse me vela “Nadiezhda” (“Shpresa”), e cila po përgatitet në Vladivostok për një lundrim kohëgjatë, u hap Qendra e parë detare e Fondit “Bota ruse”. Qëllim i tij është njohja e banorëve të vendeve të ndryshme të botës me kulturën e pasur ruse.

Qendra është pajisur me një bibliotekë të kompletuar me vepra të letërsisë klasike ruse, me manualë e libra reference si dhe me një videotekë, e cila përfshin filma mbi historinë, traditat dhe jetën sociale e ekonomike të Rusisë.

0Lundrimi i ardhshëm i anijes ruse me vela “Nadiezhda” në Oqeanin Paqësor i kushtohet samitit të APEC që do të mbahet në Vladivostok në vitin 2012. Një nga objektivat kryesore të lundrimit është forcimi i lidhjeve me bashkatdhetarët që jetojnë në vendet e rajonit Azi-Paqësor, promovimi i gjuhës dhe kulturës ruse. Në portet e huaja anija ruse me vela do të hapë dyert e Qendrës së sipërpërmendur për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë atë.