Në Altai (në jug të Siberisë) në agim rifilloi kërkimi i fragmenteve të anijes kozmike “Progress”, e cila ra dje në rajonet e thella të pakalueshme të tajgës. Operacionin e kërkimit e pengojnë shirat e rrëmbyer e të vazhdueshëm në këtë rajon.

0Anija transportuese e mallrave startoi nga kozmodromi “Bajkonur” ditën e mërkurë (24 gusht). Në bordin e saj ndodheshin më shumë se 2,6 ton ngarkesa, duke përfshirë ujin e pijshëm, produktet ushqimore dhe karburantin për kozmonautët dhe astronautët që ndodhen aktualisht në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Nxjerrja e “Progress” në orbitën e llogaritur dështoi. Për shkak të disfunksionimit të motorit të raketëmbajtëses anija ra që në sekondën 325 të fluturimit të vet.