Vizita historike në Rusi e Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong II, e cila hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, do ti shërbejë zhvillimit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Moskës dhe Phenianit, njofton Agjencia telegrafike verikoreane CTAK.

0Agjencia citon thëniet e Kim Jong II se përpjekjet e sinqerta të udhëheqjes ruse synojnë garantimin e paqes mbarëbotërore dhe sigurisë. Samiti ruso-korean në Republikën Buriatia, theksoi Kim Jong II, do ti shërbejë shndërrimit të Azisë Jug-Lindore në një rajon paqeje dhe bashkëpunimi.