Opozita siriane krijoi në Stamboll “Këshillin Kombëtar” për koordinimin e veprimeve të opozitës me qëllim të rrëzimit të Presidentit Bashar Al-Assad nga pushteti. Në deklaratën e opozitarëve thuhet, se bashkimi do të punojë deri sa të përmbyset regjimi aktual. Deklarata të tilla do të ishin të pamundura pa mbështetjen e Perëndimit, shprehen me bindje të plotë ekspertët.

Në prag në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut u miratua rezoluta me kërkesën adresuar qeverisë së Bashar Al-Assad për ndalimin imediat të ekzekutimeve, torturave, përdorimin e tepruar të forcës dhe frikësimin e protestuesve paqësorë. Në të u sugjerua vendosja e sanksioneve të reja kundër Al-Assad dhe njerëzve të rrethit të ngushtë të tij.

Por Rusia, Kina, Kuba dhe Ekuadori votuan kundër rezolutës në fjalë. Përfaqësuesi i Rusisë Valeri Loshchinin e quajti dokumentin të politizuar dhe të njëanshëm. Bile më tepër se kaq, rezoluta drejtohet për përmbysjen e qeverisë legjitime dhe mund të shfrytëzohet për destabilizimin e mëtejshëm të situatës në Siri dhe për këtë arsye është krejtësisht e papranueshme. Në përpjekjen e vet për të hequr qafe Al-Assad-in Perëndimi nuk dëshiron të marrë në konsideratë hapat e tij realë për demokratizimin e vendit, thotë ish Ambasadori i Federatës Ruse në Libi dhe Tunizi Veniamin Popov:

- Forcat shumë heterogjene që janë aktivizuar aktualisht - që nga islamistët e deri tek organizatat laike, të lënduarit nga regjimi - ndjejnë mbështetjen e fortë nga ana e Perëndimit. Perëndimi po i shtyn, po i nxit ata për tu bashkuar. Bashar Al-Assad kur iu drejtua kombit me anë të një mesazh televiziv tha, për mendimin tim, gjëra plotësisht të drejta: Perëndimi kërkon dorëheqjen e tij, por nuk e zgjodhi ai atë në postin e presidentit, por populli sirian. Kjo - e para. E dyta, udhëheqja siriane ka përcaktuar një sërë aktivitetesh për demokratizimin e shoqërisë. Dhe ato po zhvillohen në mënyrë mjaft aktive. Ndërsa më kryesorja: Bashar Al-Assad është i gatshëm për fillimin e dialogut me opozitën.

Ndërkohë vetë opozita preferon konfliktin e armatosur.

Për të kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë tani në Siri në këtë vend u nis një delegacion shkencëtarësh, analistësh politikë dhe gazetarësh nga Rusia. Anëtari i delegacionit rus, orientalisti Viaçesllav Matuzov ndau përshtypjet e veta me Radiokompaninë “Zëri i Rusisë”:

- Ne po vërejmë se çfarë ndryshimi ekziston midis portretit informativ të Sirisë, që marrim ne duke qenë jashtë kufijve të këtij vendi, dhe atij që shohim me sytë tanë, për shembull në qytetin Hama ose në Damask. Nëpërmjet kanaleve informative perëndimore apo arabe transmetohet informacioni se në qytetin Hama kanë hyrë tanket, se po shpërndahen me dhunë prej forcave të armatosura të Sirisë demonstratat paqësore. Në të njëjtën kohë ne udhëtojnë të qetë, pa kurrfarë problemesh në këtë qytet dhe komunikojmë me njerëz të ndryshëm.

0Por Perëndimi është përcaktuar tashmë me vlerësimet e veta dhe bën të qartë se nuk ka ndërmend të ndryshojë pozitën e tij. Sigurisht, nuk ka gjasa për fillimin e operacionit ushtarak të NATO-s në Siri. Sepse situata me Libinë tregoi fare qartë se sa e ashpër mund të jetë rezistenca.

Inessa Frollova